Kronikë e zezë

Elbasan/ Një 3 vjeçare ndërron jetë për shkak të temperaturës

Elbasan/ Një 3 vjeçare ndërron jetë për shkak të

Një 3 vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e Elbasanit. Ajo u dërgua me temperaturë në spital nga familjarët ndërkohë që kishte 4 ditë që mjekohej në kushte shtëpie.

3 vjeçarja nga fshati Kusarth u dërgua me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe u fut menjëherë në oksigjen pasi ishte në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve të mediave ai ishte prekur nga Pneumonia bilaterale dhe kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.