Kronikë e zezë

Elona e arrestuar për vrasjen e çiftit Pasho nuk tha asnjë fjalë në gjyq. E reja kishte konflikte me vjehrrën

Elona e arrestuar për vrasjen e çiftit Pasho nuk tha asnjë

36-vjeçarja Elona Kaleshi e arrestuar për dyshimet e vrasjes së çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, doli sot para gjykatës, ku vendosi që të rrinte gjithë kohës e heshtur. E reja ka vendosur që mos të thotë asnjë fjalë para togave të zeza, duke shfrytëzuar ende të drejtën për të mos dhënë përgjigje, strategji të cilën e ka ndjekur edhe para prokurores Ornella Galeotti, dy ditë më parë.

Elona e arrestuar për vrasjen e çiftit Pasho nuk tha asnjë

Gjykata tani do të duhet të vendosë për vërtetimin e arrestit dhe për zbatimin e masës së paraburgimit ndaj gruas, vendim që pritet të merret sot pasdite.

Elona e arrestuar për vrasjen e çiftit Pasho nuk tha asnjë

Sipas raportimeve të mediave, vrasja dyshohet se ka ndodhur në momentin që çifti ka qenë në gjumë në momentin dhe copëtimi i trupave të tyre mund të ketë ndodhur në ditët në vijim. Bashkëshortët u gjetën të copëtuar në katër valixhe më 15 dhjetor në afërsi të burgut Solliciano, ndërsa vrasja e tyre mendohet të ketë ndodhur më 2 nëntori të 2015-s.

Elona e arrestuar për vrasjen e çiftit Pasho nuk tha asnjë

Mediat italiane bëjnë me dije se 36-vjeçarja e arrestuar duket se e kishte të planifikuar vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj për shkak të shumës së parave që ato mbanin me vete. Gjithashtu hetimet deri më tani bëjnë me dije se marrëdhëniet vjehrrës dhe nuses nuk ishin shumë të mira, pasi Teuta nëna e Taulantit nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie dhe dyshohet se pas daljes nga burgu ajo do i kërkonte djalit që të zgjidhte mes tyre.

Elona e arrestuar për vrasjen e çiftit Pasho nuk tha asnjë

Dëshmitarët e deri tanishëm, banorë të pallatit kanë konfirmuar se nga apartamenti vinte një aromë shumë e keqe gjaku dhe e një lloj substance ngjitëse. Ndërkohë Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për këtë gjë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas.

Elona e arrestuar për vrasjen e çiftit Pasho nuk tha asnjë