Kronikë e zezë

Familjarët i kërkuan ndihmë! Polici plagoset me thikë nga një person me probleme të shëndetit mendor

Familjarët i kërkuan ndihmë! Polici plagoset me thikë nga

Një efektiv në Gjirokastër mbeti i plagosur teksa tentonte të qetësonte një person që raportohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme, ndërsa efektivi ishte lajmëruar nga familjarët, pasi po kërcënoheshin me thikë nga agresori.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se efektivi i Policisë është goditur me thikë në gjoks dhe në këto momente ndodhet në spital, në reanimacion.

Identiteti dhe gjendja e shëndetësore e policit të plagosur nuk bëhet ende me dije.