Kronikë e zezë

Festa e Vitit të Ri përfundon në tragjedi. Kunati vret kunatin në Tiranë

Festa e Vitit të Ri përfundon në tragjedi. Kunati vret kunatin

Nata e Ndërrimit të Viteve është shndërruar në tragjedi për një familje në Tiranë. Sipas raportimit të Policisë, një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, i cili ka humbur jetën në spital. Krimi ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

Viktima Vladimir Zvezhda është qëlluar në pjesën e qafë, plagë e cila ka qenë fatale për të. Vrasja dyshohet se ka ndodhur nën efektin e alkoolit për një konflikt të çastit. Autori dhe viktima festuan së bashku Vitin e Ri dhe nën efektin e pijes nisën një konflikt të çastit që përfundoi me vrasjen e 42-vjeçarit. Në pranga ka rënë Klajdi Shundi.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga sherbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.