Kronikë e zezë

Flasin fqinjët: Një nga vajzat kishte 2 vite që nuk dilte nga shtëpia, nuk dëgjoheshin fare në pallat

Flasin fqinjët: Një nga vajzat kishte 2 vite që nuk dilte nga
Banesa ku u gjetën viktimat

Fqinjët kanë zbuluar detaje të reja për jetën e familjes Josifi në Kombinat, pasi nënë e bijë u gjetën të pajeta, ndërsa vajzat tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Mësohet se kryefamiljari ka humbur jetën para disa vitesh, për shkaqe që nuk dihen ende. Ndërsa media raporton se ka dyshime që, kryefamiljari të ishte një nga themeluesit e qendrës së Jehovait në Përmet, vendlindjes së tyre.

Nëna 56-vjeçare dhe dy vajzat 30 dhe 34-vjeçe, ishin pjesë e sektit Dëshmitarët e Jehovait, ndërsa policia bëri me dije se në shtëpinë e tyre u gjetën shënime me përmbajtje fetare.

Fqinjtë tregojnë se Zhaneta Josifi dhe dy vajzat Anisa e Blerta Josifi kishin shfaqur sjellje të çuditshme.

Flasin fqinjët: Një nga vajzat kishte 2 vite që nuk dilte nga

“Ishte një familje model. I kam parë për herë të fundit kur erdhi Bashkia për t’i dhënë ndihmat dhe kur erdhi policia para 10 ditësh, pasi motra e Zhanetës i kishte njoftuar se i përgjigjej. Anisa kishte 2 vite që nuk dilte nga shtëpia, ndërsa Zhaneta nuk doli më që nga pandemia. Punonte në një familje, pastronte, por me pandeminë e la. Dhe gjatë kësaj kohe ishte dobësuar shumë, shumë. Nuk e di pse u mbyllën në vetvete. Nuk dëgjoheshin fare në shtëpi, as zhurma, as biseda, asgjë”, thotë një prej fqinjëve.

Një tjetër fqinj tregoi për familjen Josufi:

Flasin fqinjët: Një nga vajzat kishte 2 vite që nuk dilte nga

“Në kohën e pandemisë ato u mbyllën brenda. Ajo e ëma dilte bënte pazar. Kur ka ardhur te ne ka qenë pa të shoqin. Nuk e mbaj mend kur i kam parë për herë të fundit. Jetojmë në një pallat po secili shikon hallin e vet”.

Lexo me shume: