Kronikë e zezë

Flet Blerta: Motra qëndroi 52 ditë pa ngrënë dhe vdiq në mars të 2019-ës

Flet Blerta: Motra qëndroi 52 ditë pa ngrënë dhe vdiq

Blerta, e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi ka folur dhe gazetarja Anila Hoxha ka treguar për Top Channel detajet e ngjarjes.

“Motra vdiq më 29 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti”, ka thënë Blerta që shton: “Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020-ës nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pushtuan demonët dhe krizat nervore. Nuk i treguam askujt. Ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej”.

Historia e familjes Josifi dhe fundit tragjik ka tronditur mbarë opinionin publik. Besohet se nëna dhe vajza u vetëflijuan për të kërkuar ringjalljen në një botë më të mirë. E vetmja e mbijetuar është Blerta që ndodhet në spital dhe po trajtohet. Ngjarja është lidhur me besimin e tyre tek një sekt që vepron në Shqipëri. Ende ka detaje të paqarta që presin të zbardhen kur vajza e mbijetuar të marrë veten.

Lexo më shumë: