Flet djali i 65-vjeçarit që përdhunoi minorenen: Drejtësia të dënojë tim atë
E Hënë 1 Qershor 2020, 10:19
TiranaPost
“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë, por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim atë”.
Kështu është shprehur djali i 65-vjeçarit të akuzuar për pedofili dhe shantazh nga minorenes, fqinjë dhe nxënëse në shkollën ku ai punonte roje në Kamëz.
Abaz Doku e përdhunoi, e regjistroi aktin seksual dhe më pas përndiqte vajzën duke e shantazhuar me publikimin e videos të cilën e shpërndau edhe tek disa djem të rinj.
I akuzuari është arrestuar.
Lexo më shumë: