Kronikë e zezë

Foshnja e gjetur në valixhe është abortuar. Del ekspertiza mjeko-ligjore

Foshnja e gjetur në valixhe është abortuar. Del ekspertiza

Një ngjarje e rëndë u raportua dje nga Korça. Trupi i pajetë i një foshnje u gjet në një valixhe brenda dollapit nga bashkëshorti i një gruaje që jetonte vetëm me djalin në banesë.

40-vjeçari emigrant në Greqi, ishte kthyer prej disa ditësh në shtëpinë e tij në Korçë, tek gruaja dhe djali. Pasi vuri re aromën e keqe në shtëpi dhe kontrolloi, gjeti në valixhe një bebe të pajetë. Pas denoncimit të rastit të polici, trupit të foshnjes iu krye eksperiza që tregon se është abortuar. Nuk dihet nëse ka lindur gjallë apo pa jetë, por edhe pse i formuar, ardhja në jetë ka qenë prej një aborti të nxitur dhe jo natyralisht.

Ndërkaq nëna e fëmijës, që gjendet në maternitetin e Korçës për vizita të mëtejshme vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ka deklaruar se nuk e ka lindur ajo fëmijën, edhe pse vizitat tregojnë një hemoragji të theksuar që ka kaluar.

E reja jetonte në një shtëpi me djalin 15 vjeç me çrregullime të spektrit autik, kurse bashkëshorti deklaron se fëmija i sapolindur nuk është i atij, pasi kishte rreth një vit që nuk kishte ardhur në Shqipëri.

Policia po merret me zbardhjen e ngjarjes.