Foto/ Brenda shtëpisë ku u vetëflijuan nënë e bijë. Nxirret dysheku ku Anisa u dergj pa jetë për mbi 1 vit

Vendi ku u gjetën të pajeta Zhaneta dhe Anisa Josifi po cilësohen në media si banesa apo dhoma e ferrit.
Katër ditë pasi u zbulua ngjarja e tmerrshme në Kombinat të Tiranë, u bë nxjerrja e objekteve nga banesa, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për 15 muaj Anisa Josifi, pasi motra dëshmoi se kishte ndërruar jetë në mars të 2019-s.
E ëma e saj , Zhaneta dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe ventilator në kokën e krevatit, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që u gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes.
Zjarrfikëset kanë bërë dezinfektimin e banesës së familjes Josifi dhe kanë hequr dyshekun.
Krevati i saj ishte pranë dritares dhe për të mos i ardhur aromë të keqe trupit të pajetë.
Ndërkohë të tjera objekte me natyrë fetare janë gjetur në shtëpinë e familjes Josifi ku u gjetën të pajeta Anisa dhe Zhaneta , nënë e bijë dhe në gjendje të rëndë motra Blerta.
Ekspertiza mjekoligjore ka konstatuar se Anisa dhe Zhaneta Josifi kanë ndërruar jetë për shkak të mos ushqyerjes me qëllim, si sakrificë për ringjalljen në krah të Jezusit për të jetuar në Parajsë.
*Fotot e publikuara nga TCH dhe Report Tv
Lexo me shume: