Kronikë e zezë

Foto/ Kush është 22-vjeçari që u arrestua për vrasjen e Hekuran Billës tek Komuna e Parisit

Foto/ Kush është 22-vjeçari që u arrestua për vrasjen

Është zbuluar pamja e të riut që ka informuar atentatorët për ekzekutimin e 40 vjeçarit, Hekuran Billa, më 11 qershor në Komunën e Parisit në Tiranë.

22-vjeçari Sebastiano Mali është ky:

Foto/ Kush është 22-vjeçari që u arrestua për vrasjen

Ai u arrestua nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës. I riu është nipi i Prel Markut, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006, për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm minimumi me 33 vite burg nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar.

Ka dyshime se Sebastiano Mali në vrasje e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi Sebastiano Mali është nipi i shtetasit Prel Marku, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi Hekuran Billa”, tha policia.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur Viktor Marku, vëllai i viktimës që humbi jetën 14 vite më parë.

Lexo me shume: