Kronikë e zezë

Foto/ Kush është 40 vjeçari që u ekzekutua me silenciator në Tiranë

Foto/ Kush është 40 vjeçari që u ekzekutua me silenciator

Hekuran Billa por që njihej edhe me emrin tjetër, si Herland Bilali është 40 vjeçari që mbeti i vrarë këtë mbrëmje, nga një atentat i kryer me silenciator. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lagjen Komuna e Parisit në Tiranë, pranë qendrës Kristal. Hekuran Billa u gjend i pajetë brenda makinës tip BMW X5.

Foto/ Kush është 40 vjeçari që u ekzekutua me silenciator

Foto/ Kush është 40 vjeçari që u ekzekutua me silenciator

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vendosin post-blloqe për të kapur autorin ose autorët e ngjarjes.

Një makinë është gjetur e djegur në Prezë të Vogël, ndërsa mendohet se i përket autorëve të atentatit të 40-vjeçarit.

Por kush është Billa?

Hekuran Billa është me origjinë nga Kukësi. Ai është një emër i njohur për drejtësinë britanike, pasi në vitin 2008 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku, ai ishte ekstraduar në Shqipëri ku kishte kryer dënimin dhe një vit më parë kishte lënë qelinë.

Gjithashtu dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni. Larja e Hesapeve apo hakmarrja mund të jetë shkaku i ekzekutimit të 40 vjeçarit.

Foto/ Kush është 40 vjeçari që u ekzekutua me silenciator

Foto/ Kush është 40 vjeçari që u ekzekutua me silenciator

Foto/ Kush është 40 vjeçari që u ekzekutua me silenciator