Kronikë e zezë

Fqinja tregon historinë e babait të familjes Josifi dhe si u zhvendosën nga Përmeti në Tiranë

Fqinja tregon historinë e babait të familjes Josifi dhe si u

Fqinjët e familjes Josifi në Përmet kanë treguar se ata ishin njerëz shum të mirë. Por para disa viteve babai i familjes, bashkëshorti i Zhanetës u hodh nga pallati me dyshime për depresion. Njëra prej fqinjeve tha se pas kësaj ngjarje, Zhaneta me dy vajzat Anisën dhe Blerta, 30 vjeç dhe 34 vjeç u zhvendosën në Tiranë.

Për report Tv ajo ka treguar:

"Kjo kishte dy vajza dhe burrin. Bënte tregti, ishte goxha zonjë edhe burri ishte i shkëlqyer, por ishte me një krah. Ai është hedhur nga pallati para 5-6 vitesh. Më pas gruaja mori vajzat dhe iku në Tiranë. Ai burri ishte kryevepër, por edhe gruaja në punën e saj. Ai ndoshta u mërzit që ishte me një krah dhe u vetëvra. Më ka ardhur shumë gjynah. Me Jehovain nuk di gjë të kenë qenë ato".

Fqinja tregon historinë e babait të familjes Josifi dhe si u

Një tjëtër fqinj tha:

Ishin njerëz shumë të mirë, nuk i bënin kujt keq. Kemi qenë në një lagje dhe kur kemi qenë të vogla me mamanë e saj luanim. I ati u hodh nga kati i katërt. Ishin shumë të mira. Ajo merrej fillimisht me tregti këtu, shisnin tek tregu", u shprehën fqinjët.

"I njoh shumë mirë. Është gjynah që vajza të reja humbasin jetën që merren me Jehovain. Ato ishin vajza të mrekullueshme. Këtu ka shumë dëshmitarë të Jehovait.

‘Jehovai nuk është një gjë e mirë, është  e keqe. Më kanë ardhur në shtëpi dhe nuk i kam pranuar. Ato të shkatërrojnë jetën’.

Zhaneta dhe Anisa u gjetën të pajeta mbrëmë në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër Blerta u gjet në gjendje të rënduar. Sipas raportimeve, ato kishin kohë që nuk ushqeheshin dhe flitet se kishin zgjedhur të sakfrifikonin për të shkuar në një jetë më të mirë.

Organizata dëshmitarët e Jehovait kanë mohuar që Zhaneta me dy vajzat kanë qënë pjesë e organizatës së tyre, por kunati i Zhanetës thotë se ato kanë qenë anëtare.

Fqinja tregon historinë e babait të familjes Josifi dhe si u

Anisa Josifi thuhet të ketë vdekur disa muaj më parë, por nëna Zhaneta para se të vdiste e kishte mbajtur në shtëpi me shpresën se do ringjallej. Raportohet se ajo ia kishte lyer trupin vajzës me vajra për të mos u dekompozuar. Banorët e pallatit ankoheshin prej ditësh për aromën e rëndë që vinte në pallat.

Fqinja tregon historinë e babait të familjes Josifi dhe si u