Kronikë e zezë

Fqinjët telefonuan policinë se gruaja kishte 2 ditë që nuk dilte! Nga shtëpia vinte erë, dyshimet e para për vdekjen e saj

Fqinjët telefonuan policinë se gruaja kishte 2 ditë që nuk

Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë për të kontrolluar në banesën ku jetonte nënë e bijë, në lagjen nr. 3 në Pogradec. Sipas raportimeve, fqinjët kanë ngritur shqetësimin për shëndetin e gruas, të cilën kishin dy ditë pa e parë të dilte nga banesa.

Sipas dyshimeve të para, gruaja të ketë vdekur nga një mbidozë ilaçesh pasi në shtëpi u gjenden shumë tableta.

Fqinjët telefonuan policinë se gruaja kishte 2 ditë që nuk

“Kishin prej dy-tre ditësh që nuk e kishin parë të dilte nga shtëpia dhe vinte erë nga banesa. Njoftuan policinë dhe erdhën e nxorën. Fëmija ishte me të ëmën në shtëpi. Vajza nuk ndihej fare“, tregon një prej tyre.

Më tej ai tregon se familja kishte pasur një tragjedi tjetër një muaj më parë, pasi kishte humbur jetën kryefamiljari. Sipas fqinjit, gruaja kishte hyrë në depresion pas vdekjes së të shoqit.

Fqinjët telefonuan policinë se gruaja kishte 2 ditë që nuk

45-vjeçareja Maria Zia Markovska u gjet e pajetë në banesën e saj, ndërkohë që vajza e mitur 9 vjeçe, e cila vuan nga epilepsia dhe dyshohet se kishte më shumë se 24 orë pa ngrënë.

E mitura do t’i nënshtrohet edhe një testi për Covid-19 për të hequr çdo dyshim në lidhje me shkaqet e vdekjes së nënës.

Në njoftimin zyrtar, policia bëri me dije se gruaja dyshohet të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë.