Kronikë e zezë

Gjenden të vrarë dy vëllezër në të 30-tat, në Korçë. Ishin zhdukur prej tre ditësh

Gjenden të vrarë dy vëllezër në të 30-tat, në
Viktimat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku dy vëllezër janë gjetur të vrarë me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë së Korçës, rreth mesditës në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur "Kisha e vogël".

Viktimat janë Andi Olldashi, 33 vjeç dhe Martin Olldashi, 31 vjeç, banues në Pogradec.

Dy vëllezërit raportohet se ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 7 dhjetorit.

“Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë. Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t'u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve”, thuhet në njoftim.