Gjendet e djegur makina që përdorën autorët e sulmit në Don Bosko
E Hënë 13 Mars 2023, 10:09
TiranaPost
Pas më shumë se 12 orësh është gjetur makina që përdorën autorët e sulmit me armë në Don Bosko. Automjetit tip Volkswagen Passat është gjetur i shkrumbuar.
Makina u gjet në vendin e quajtur Ura e Sul Merës, në një cep të kryqëzimit që të çon për në Likmete dhe të nxjerr në autostradën Fushë-Krujës-Milot.
Në vendngjarje ndodhet grupi i ekspertëve.
Nga ngjarja e djeshme një grua u vra dhe 5 të tjerë u plagosën.
Gruaja punonte si banakiere në lokalin e Fatjon Muratit, një emër i njohur për drejtësinë.