Kronikë e zezë

Gjendet e pajetë një 40-vjeçare në Durrës

Gjendet e pajetë një 40-vjeçare në Durrës

Një 40 vjeçare e pastrehë është gjetur e pajetë, në një automjet i cili nuk ishte funksional në Durrës. Gjatë ekzaminimit të trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndrëkohë që nuk dihet identiteti i saj dhe as shkaku i vdekjes. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.

Tiranapost.al