Kronikë e zezë

Gjendet e pajetë një grua në banesën e saj në Laprakë, djali shoqërohet në polici

Gjendet e pajetë një grua në banesën e saj në

Një e moshuar u gjet e pajetë në banesën e saj në rrugën "Gjon Kastrioti", në Laprakë. Viktima është identifikuar si Veronika Ramadani, 67 vjeçe, ndërsa trupi i saj u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor.

Në Komisariat është shoqëruar djali i viktimës, 45-vjeçari J.Z.

Sipas raportimeve në media, ky i fundit ishte një person që abuzonte me alkoolin dhe është denoncuar më herët se ka dhunuar nënë e tij, por në trupin e 67-vjeçares nuk janë gjetur shenja dhune.

Ndërkohë nuk dihet nëse ka qenë djali i saj që ka njoftuar për ngjarjen apo ndonjë i afërm.