Kronikë e zezë

Gjendet i mbytur 32 vjeçari që kërkohej prej një jave nga polumbarët e familja

Gjendet i mbytur 32 vjeçari që kërkohej prej një jave nga

Është gjetur i mbytur në Durrës 32 vjeçari i zhdukur prej 7 ditësh. Mësohet se trupi i pajetë i Silvi Prifti u gjet pranë bregut të detit mëngjesin e sotëm. Familjarët bënë denoncim për zhdukjen e tij rreth 7 ditë më parë, pasi ai kishte shkuar për të peshkuar dhe nuk u kthye më në shtëpi. Polumbarët dhe Forcat Detare nisën kërkimet që me datë 28 nëntor dhe mëngjesin e sotëm gjetën trupin e pajetë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

*Tiranapost.al.