Kronikë e zezë

Gjendet i mbytur në Liqenin e Shkodrës një peshkatar

Gjendet i mbytur në Liqenin e Shkodrës një peshkatar

Një trup i pajetë është identifikuar në Liqenin e Shkodrës si i shtetasit S.S 67 vjeç. Ai ishte peshkatar.

Në informacionet paraprake, mësohet se kishte dalë për peshkim, ndërkaq ende nuk dihet saktësisht se në c’rrethana ka humbur jetën.

Policia ende po verifikon ngjarjen nëse ka ndodhur për shkaqe natyrore, prej kushteve të motit apo ndonjë pistë tjetër.