Kronikë e zezë

Gjendet i pajetë në makinë 38-vjeçari nga Durrësi. Dyshimet e para të policisë

Gjendet i pajetë në makinë 38-vjeçari nga Durrësi.

38-vjeçari me inicialet B.K është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, në makinën e tij. Viktima ishte qëlluar me armë zjarri.

Dyshimet e para të policisë e konsiderojnë këtë ngjarje si vetëvrasje. Pasi automjeti tip Volvo ishte parkuar në mënyrë të rregullt në një xhep në aksin rrugor Fier-Lushnje. Dyshohet se shkak është bërë depresioni i të riut.

Arma ndodhej në vendngjarje dhe është sekuestruar nga policia. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.