Kronikë e zezë

Gjendet i pajetë nga i vëllai një person në Fier. Djali i viktimës u vra para 4 vitesh

Gjendet i pajetë nga i vëllai një person në Fier. Djali i

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Kastriot” të Fierit nga vëllai i tij, njofton Policia e Shtetit.

Nga këqyrja paraprake e trupit dyshohet për vdekje natyrale, pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale, shton policia.

Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Fierit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë, për një përcaktim më të saktë të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se personi tashme i ndjerë quhej Mysteak Beqiraj dhe ishte babai i Kreshnik Beqirajt, i cili u gjet i vrarë dhe i copëtuar më 20 qershor të vitit 2017 në një kanal në Daullas të Fierit. Më vonë u zbulua se Kreshnik Beqiraj u vra nga shoku i tij Albert Zekaj.

Sipas informacioneve në dispozicion, Kreshnik Jaupaj, 36-vjeçari nga Fieri u zhduk mbrëmjen e 22 Qershorit të vitit 2017. Prej dy vitesh para vrasjes ai jetonte në shtëpi me qira në Fier së bashku me shokun e tij nga Kopliku i Shkodrës, 32-vjeçarin Albert Zekaj, me të cilin ishte njohur në Belgjikë në një kamp kthimi. Sipas familjarëve të Kreshnikut, Alberti kishte jetuar në shtëpinë me qira deri në muajin Gusht të vitit 2017 dhe më pas kishte shkuar në Tiranë.

Ndërkohë, në muajin Dhjetor te atij viti, pasi nuk kishin asnjë informacion për vendodhjen e Kreshnikut, daja i tij ka kryer denoncim duke ngritur dyshimet se mund ta kishin vrarë. Pas kësaj, edhe vëllai i Kreshnikut, Donjet Beqiraj është kthyer nga emigrimi dhe ka nisur të bashkëpunojë me policinë e prokurorinë e Fierit për të siguruar të dhëna me qëllim zbardhjen e të vërtetës së zhdukjes së familjarit të tij.

Pas disa muajsh hetime, organi I akuzës ka siguruar prova dhe informacione të besueshme nga të cilat janë ngritur dyshimet se Albert Zekaj mund ta kishte vrarë shokun e tij, Kreshnikun. Pasi është shoqëruar disa herë si person i dyshuar për dijeni mbi ngjarjen, herën e fundit, i ndodhur përballë provave, Albert Zekaj ëhstë rrëfyer dhe ka pranuar autorësinë e vrasjes së Kreshnik Beqirajt.

Ai ka treguar se e kishte vrarë mbrëmjen e 22 qershorit 2017 kur ishte kthyer në banesë duke e qëlluar me çekiç në kokë. Më pas, ka treguar se e ka lënë dy ditë të banesë trupin e pajetë të shokut të tij dhe ditën e tretë e ka copëtuar, e ka mbështjellë me batanije, e ka vendosur në një valixhe dhe e ka hedhur në një kanal në fshatin Daullas të Fierit.

Tiranapost.al