Kronikë e zezë

Gjendet i pajetë një 33-vjeçar në Rrogozhinë

Gjendet i pajetë një 33-vjeçar në Rrogozhinë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm. Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në makinë në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Viktima është shtetasi Klevis Kapllani. Vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve nga përdorimi i armës së zjarrit. Dyshohet se 33-vjeçari është vrarë. Viktima rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer dhe s`kishte pasur probleme në Shqipëri.

Policia po punon në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.