Gjendet i vrarë një 34-vjeçar në Fushë-Krujë. Pista ku po hetohet

E Premte 21 Tetor 2022, 09:13
TiranaPost
Trupi i pajetë i një 34-vjeçari është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm.
Indrit Ndoj, banues në Fushë-Krujë, është gjetur i hedhur në një kanal teksa familjarët shkonin për në punë. Ndoj jetonte vetëm në shtëpi, në fshatin Hasan, Krujë.
Trupi është gjetur rreth orës 08:20 të mëngjesit.
Policia ka konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë zjarri.
Dyshohet se vdekja ka ardhur nga gjakderdhja.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pistat ku po hetohet
Bëhet me dijë se 34-vjeçari është arrestuar në shtator të 2021-shit për transportim klandestinësh nga vendet e Lindjes. Grupi hetimor po heton në pistën e ndonjë hakmarrje të mundshme.