Kronikë e zezë

Gjendet një e pajetë poshtë Urës së Babrroit

Gjendet një e pajetë poshtë Urës së Babrroit

Trupi i pajetë i një 75-vjeçareje u gjet sot e vdekur në lumë, poshtë Urës së Babrroit.

Sipas raportimeve të mediave, gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor, por nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së saj.

Në njoftimin e policisë thuhet se trupi i së moshuarës me iniciale A.B. u gjet rreth orës 10:45 dhe nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.