Kronikë e zezë

Gjendet një grua e vdekur brenda hotelit në Sarandë

Gjendet një grua e vdekur brenda hotelit në Sarandë

Një grua 69 vjeç është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli në Sarandë. Ajo është identifikuar si L.P. Viktima është turiste që kishte kaluar natën pranë një resorti turistik.

Sipas policisë, viktima është gjetur nga vajza e saj. Blutë e Sarandës dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për shkaqet që mund t’i kenë marrë jetën.