Kronikë e zezë

Gjendet një makinë e djegur në Thumanë. Dyshohet se u përdor për atentatin në Tiranë

Gjendet një makinë e djegur në Thumanë. Dyshohet se u
Foto Ilustruese

Pak minuta më parë është gjetur një makinë e djegur në Thumanë. Policia është nisur drejt vendngjarjes.

Dyshohet se ky automjet u përdor rreth një orë më parë nga atentatorët e ngjarjes në Tiranë. Ku në zoënn e Unazës së Re, një makinë në lëvizje që lloi me breshëri armësh një automjet tip Audi. Si pasojë mbetën të pajetë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, Të dy emra këto të njohur për drejtësinë. Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë.

Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij doli edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit. Ai njihej edhe si mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish-policin që u vra më 27 gusht të vitit 2019.