Kronikë e zezë

Gjendet një person i pajetë në Fushë Prezë, dyshohet se është vrarë

Gjendet një person i pajetë në Fushë Prezë, dyshohet se

Një person është gjetur i pajetë në Fushë Prezë, në kryqëzimin me Rrugën e Rinasit.

Trupi ndodhej në anë të rrugës dhe i përket një 70-vjeçari.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit dhe dyshimet e para janë se është qëlluar nga një mjet në lëvizje.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.