Gjykata lë në burg gruan që urdhëroi vrasjen e ish të dashurit të saj
E Shtunë 17 Dhjetor 2022, 11:30
TiranaPost
Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karain, të akuzuar për vrasjen e 61-vjecarit Menduh Kuredës në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal.
Marjeta Karaj ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit me të cilin dyshohet se ka pasur lidhje intime dhe nuk ka preferuar të japë detaje më të hollësishme. Ndërkohë, edhe djali i saj, Besmir Karaj, i cili ka marë pjesë në krim, është ende në kërkim.
I arrestuari tjetër, Gazmir Ngota, shoku i Besmir Karajt, ka rrëfyer se me porosi të Marjetës, e kanë marrë viktimën dhe e kanë çuar në Dajt, ku e kanë lidhur dhe djegur.
Krimi ka ndodhur 5 vite më parë për një borxh prej 1 milionë lekësh të reja që viktima i kishte Marjeta Karait.