Kronikë e zezë

Gruaja mbante prej ditësh burrin e pajetë në shtëpi, Policia e Vlorës hyn me forcë

Gruaja mbante prej ditësh burrin e pajetë në shtëpi, Policia

Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Vlorës. Prej disa ditësh bashkëshortja mbante të pajetë burrin e saj duke mos raportuar vdekjen e tij.

Bëhet fjalë për shtetasen Valentina Prenga dhe bashkëshortin e saj Llazar Prenga. Dyshimet e para lidhen me një problem të shëndetit mendor të gruas.

Kanë qenë banorët e lagjes 1 Maji që kanë dyshuar për ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë që ka ndërhyrë paraditen e sotme.

Ndërkaq nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së shtetasit Llazar Prenga.