Kronikë e zezë

Gruaja që u gjet e pajetë në Pogradec kishte ndërruar jetë para disa ditësh! Vajza e saj e mitur ishte e paushqyer

Gruaja që u gjet e pajetë në Pogradec kishte ndërruar

Një vajzë e mitur 9-vjeçe ka mbetur jetime, pasi nëna e saj ka ndërruar jetë një muaj pas babait. Gruaja 45-vjeçare u gjet e pajetë mbrëmë në lagjen nr.3 të qytetit të Pogradecit, ndërsa mësohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë. Policia njofton se, gruaja dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Në banesë ndodhej vajza e saj e mitur, e cila vuan nga paaftësi fizike.

Policia e gjeti vajzën të paushqyer dhe të trembur duke e dërguar menjëherë në shërbimin e Pediatrisë, ku po merr kujdesin shëndetësor.

Gruaja që u gjet e pajetë në Pogradec kishte ndërruar

Ndërkohë, trupi i 45-vjeçares Maria Zia Markovska, shtetase maqedonase, është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.