Kronikë e zezë

Hekuran Billën mund ta ketë nxjerrë në pritë një grua: Çfarë i tha motrës para se të vritej?

Hekuran Billën mund ta ketë nxjerrë në pritë një

Hekuran Billa është 40 vjeçari të cilin e ekzekutuan në enjten e kaluar tek Komuna e Parisit në Tiranë. Dyshimet janë se në pritë e ka nxjerrë një grua me të cilën ka folur së fundmi në telefon, por kjo po hetohet nga policia.  

Para se të ekzekutohej ai kishte takuar disa shokë të tij në Durrës, ndërsa më vonë u nis drejt Komunës së Parisit ku u qëllua.

Ai kishte ardhur nga Belgjika vetëm pesë ditë më parë, dhe burime për Panorama thonë se familjarët besojnë se mes telefonatave të asaj pasditeje ishte me një grua.

Familjarët kanë qenë të frikësuar vazhdimisht për shkak të hakmarrjes së mundshme nga ana e familjes Marku në Shkodër, pasi në vitin 2006 Hekuran Billa u dënua për vrasjen e Preng Markut, 22 vjeç. Shteti anglez e ekstradoi në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Familjarët kanë biseduar disa herë me familjen Marku por nuk ishin falur. Natën e vrasjes, babai e telefonuar Hekuran Billën duke e pyetur se ku ishte i shqetësuar. Ndërsa vetë ditë më parë i kishte thënë të motrës: Nuk i kemi hiç mirë punët!

Policia ka shpallur në kërkim Viktor Markun për vrasjen, por nuk ka ende prova për ta lidhur me ngjarjen. Ai vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku të vrarë nga Hekuran Billa.

Për vrasjen e tij, Billa u dënua me 34 vite burg, por u la i lirë nga Gjykatat shqiptare, nga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha. Ka pasur disa të shoqëruar, por deri më tani vrasësi është i lirë.