Heroinë nga Elbasani për në Greqi, kapet sot furnizuesi
Shkon në 6 numri i personave të arrestuar për 4.2 kg heroinë, e cila u sekuestrua ditën e djeshme në Elbasan. Në pranga ka rënë një 36-vjeçar banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, i cili në këtë grup kishte si detyrë furnizimin me drogë. 36-vjeçari i arrestuar është identifikuar me inicialet G.H.
Sipas policisë, mësohet se i riu kishte furnizuar me drogë Gëzim Ballën, shoferin e furgonit që u arrestua një ditë më parë. Gjatë operacionit, veç heroinës u sekuestruan dhe 1039.5 gramë kanabis dhe 4 aparate celular. Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Sipas raportimeve, droga kishte destinacion final Greqinë, por qyteti i Elbasanit shërbente si vendi ku bëheshin pazaret.
Dje u arrestuan Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj, teksa nuk dihet ende roli dhe pozicioni i tyre.