Kronikë e zezë

Hetimet për vrasjen e Regis Runajt, RENEA gjen dy pistoleta në lumin Shkumbin

Hetimet për vrasjen e Regis Runajt, RENEA gjen dy pistoleta në lumin

Polumbarët e forcave RENEA kanë gjetur dy pistoleta të hedhur në lumin Shkumbin, pas vijimit të hetimeve për vrasjet e dy miqve Emiljano Ramazanti dhe Regis Runajt në Elbasan, ngjarje që u regjistruan më 20 dhe 29 korrik.

Mësohet se pistoletat janë gjetur gjatë aksionit për gjetjen e thikës me të cilën Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili ekzekutuan Regis Runajn.

Hetimet për vrasjen e Regis Runajt, RENEA gjen dy pistoleta në lumin
Viktima Regis Runaj

Dyshohet se armët janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura në Elbasan, ndërsa do t’i nënshtrohen ekspertizës.

Për vrasjet u arrestuan dy persona të përfshirë, Xhuliano Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, që mendohet të jenë vrasës me pagesë. Sipas autoriteteve, të njëjtët persona dyshohen edhe për vrasjen e Emiliano Ramazanit, i vrarë disa ditë më parë. Sipas policisë Runaj u vra në të njëjtën ditë me Ramazanin, por trupi i tij u gjet 9 ditë më vonë, ndërsa dy viktimat ishin miq me njëri-tjetrin.