Kronikë e zezë

Hidhet nga kati i 5-të, ndërron jetë në vend 60-vjeçari nga Fieri

Hidhet nga kati i 5-të, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier. Një 60 vjeçar është hedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Viktima është identifikuar si N.K, 60 vjeç.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shkaqet janë ende të paqarta.

Njoftimi i Policisë:

“Sot rreth orës 06:15, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi N. K., 60 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.