Kronikë e zezë

26-vjeçari nga Lushnja i jep fund jetës duke u hedhur nga një ndërtesë

26-vjeçari nga Lushnja i jep fund jetës duke u hedhur nga një

Një i ri nga Lushnja i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Mësohet se 26-vjeçari B. H., banues në lagjen “Skënder Libohova”, është hedhur nga kati i dytë i një ndërtese.

Ai nuk u ka shpëtuar plagëve të rënda e për pasojë ka humbur jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Njoftimi paraprak:

Sot rreth orës 20:20, në afërsi të rotondos së Savrës, shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.