Kronikë e zezë

Historia e nuses që vrau burrin dhe vjehrrën, me të dashurin! Për herë të parë pas 25 vitesh kërkohet dënim i përjetshëm për një grua

Historia e nuses që vrau burrin dhe vjehrrën, me të dashurin!

Për herë të parë nga viti 1995 kërkohet dëmin i përjetshëm për një grua, Hysnie Hoxhallarin, e cila vrau dy vite më parë bashkëshortin dhe vjehrrën e saj.

Ngjarja ndodhi në 28 janar të 2018-s, qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja e Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët pasi ishin masakruar, u lanë të digjeshin në banesë.

Historia e nuses që vrau burrin dhe vjehrrën, me të dashurin!
Viktimat Olsi dhe Selkie Hoxhallari

Pasi nusja dëshmoi se atë mbrëmje ajo i gjeti ata të djegur në shtëpi dhe në intervista kërkonte drejtësi, vetëm një muaj më pas policia zbuloi se ishte pikërisht 32-vjeçarja dhe i dashuri i saj 26-vjeçar autorë të krimit makabër.

Për shkak se bashkëshorti i Hysnies dhe babai i djalit të saj 3-vjeçar ishte kthyer prej disa kohësh nga Greqia, dyshja nuk kishte mundur më të takohej dhe kjo e shtyu Hysnien dhe Kasëm Pirjasin drejt vrasjes së dyfishtë.

Historia e nuses që vrau burrin dhe vjehrrën, me të dashurin!
Autorët Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi

Pasi u kap mat në tentativë për të zhdukur disa karta telefoni “sim”, policia arriti që të zbardhë ngjarjen e plotë të krimit. Nga tabulatet telefonikë, komunikimet e Hysnie Hoxhallarit me të dashurin e saj Kasem Pirjasi nisnin çdo ditë nga ora 06:30 minuta e mëngjesit, deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnies, viktima Olsi Hoxhallari ndodhej në Greqi. Kasem Pirjasi ka kërkuar nga Krimet e Rënda t’i heqin arrestin, pasi vrasja është kryer vetëm nga Hysnia.

Tashmë të dy rrezikojnë burgim të përjetshëm për shkak të krimit makabër që kanë bërë në bashkëpunim.

Pas arrestimit të dyshes, bashkëshortja e Kasëmit dhe nëna e dy vajzave të tij, njëra prej të cilave invalide, rrëfeu se ajo dhe Hysnie Hoxhallari janë kushërira të dyta.