Kronikë e zezë

Hoqa dorë nga lidhja me Eglantinën! Çfarë tha para hetuesve ish-i dashuri i vajzës që u vra para 8 vitesh nga i vëllai

Hoqa dorë nga lidhja me Eglantinën! Çfarë tha para

Eglantina Buci u vra tetë vite më parë nga i vëllai i saj Shkëlzeni, i cili u urdhëruar nga babai Faiku, për çështje nderi, pasi ishin kundër bashkëjetesës me një djalë që ishte në një lidhje.

Ngjarja u rikthye në vëmendje tre vite më parë, ndërsa hetimet përfunduan javën e kaluar me arrestimin e dy autorëve të ngjarjes.

Ndërkohë gjatë fazës së hetimeve, është marrë në pyetje dhe djali që ka bashkëjetuar me Eglantina Bucin. Ai ka deklaruar se me anëtarë të familjes Buci, janë takuar në Tiranë dhe ata nuk e kishin dëshirë që ai dhe Eglantina të krijonin një lidhje.

“Për këtë gjë Eglantinën e kishin fejuar me një djalë tjetër pa dëshirën e saj. Unë hoqa dorë nga kjo lidhje dhe nuk jam interesuar asnjëherë për fatin e Eglantinës”, citohet të ketë dëshmuar djali, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Hoqa dorë nga lidhja me Eglantinën! Çfarë tha para
FAIK DHE SHKËLZEN BUCI

Po ashtu prokuroria ka pyetur dhe të “fejuarin” që familja i kishte bërë për burrë Englantinës. Ai ka treguar se asnjëherë nuk kanë qëndruar bashkë me Eglantinën, megjithëse familja gjatë një takimi i kishte shpallur të fejuar. Eglantina qëndronte herë në disa kushërinj dhe herë në disa shoqe dhe te xhaxhai.

Sipas informatorit të policisë i cili zbërthen krimin makabër dhe ishte pjesë e krimit, fjalët e fundit të së ndjerës ishin: "Ndihmë, mos më vrit, do të fejohem me kë të thoni ju qoftë edhe sakat".

Ish- miku i Shkëlzen Bucit tregoi në 2017-n, gjatë dëshmive nëse ishte në dijeni për ngjarje të ndryshme kriminale, se ai mund të dinte historinë e zhdukjes së Eglantina Bucit, pasi këtë të fundit e kishte shoqëruar bashkë me vëllanë e saj me makinë tek ‘Mali me Gropa’ dhe që prej atij momenti Eglantina ishte deklaruar e zhdukur. Faik e Shkëlzen Buci i kishin dhënë atij numrin e telefonit të Elgantinës me planin që të krijonte një lidhje.

Vrasja e Eglantina Bucit u zbardh pas 8 viteve, pavarësisht se një pjesë e skeletit u gjet i groposur te Mali me Gropa që në vitin 2012-n, kohë kur ndodhi ngjarje, identiteti i viktimës u zbulua vetëm në 2017-n.