Kronikë e zezë

Humb jetën në aksident 19-vjeçari në Lezhë

Humb jetën në aksident 19-vjeçari në Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, ku ka humbur jetën tragjikisht një 19 vjeçar, i identifikuar si Armando Pacani.

Sipas njoftimit të policisë makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin anësor.

Mediat raportojnë se në automjet ndodhej dhe një pasagjer, cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.