Kronikë e zezë

Humb jetën punëtori në ‘Rrugën e Arbrit’

Humb jetën punëtori në ‘Rrugën e Arbrit’

Një 53 vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në ‘Rrugën e Arbrit’. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm. Viktima quhet Astrit Alla, punonjës i kompanisë ‘Gjoka Construction’.

Nga informacionet paraprake thuhet se ai u aksidentua teksa punonte me vinç pranë Urës së Vashës, ku për pasojë ka humbur jetën.

Pritet që ngjarja të zbardhet e plotë.