Humba familjen! Vajza e mbijetuar nga tragjedia në Kombinat është e vetëdijshme


Blerta Josifi është e vetmja e mbijetuar në familje, ndërsa nëna Zhaneta dhe motra Anisa, u gjetën të pajeta dje në shtëpinë e tyre në Kombinat. Kryefamiljari kishte ndërruar jetë rreth 5 vite më parë në Përmet, kishte kryer vetëvrasje pasi kishte mbetur invalid, duke u hedhur nga pallati.
Aktualisht Blerta ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por në gjendje të rënduar psikologjike dhe po trajtohet në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT. sipas burimeve të policisë për ‘Abc News’, ajo është e vetëdijshme dhe reagon duke qarë vazhdimisht.

“Kam humbur familjen”, raportohet të jetë shprehur mes lotësh, ndërsa në kontaktin e parë që pati me policinë kur u gjet një ditë më parë: “Ju nuk e dini se çfarë sakrificash kemi kaluar ne për të bërë ringjalljen”.
Zhaneta Josifi dhe motra e Blertës, Anisa u gjetën të vdekura brenda shtëpisë së tyre mbrëmjen e djeshme pasi vëllai i gruas njoftoi policinë, sepse nuk kishte patur lidhje me to prej disa ditësh.
Dyshohet se Anisa Josifi ishte e vdekur prej disa muajsh në shtëpi, ndërsa nëna dhe motra e kishin lyer me uthull dha vaj duke e mbuluar njëkohësisht me batanije të shumta.
Lexo me shume: