Kronikë e zezë

Humbi jetën nga virusi/ 66-vjeçari nga Lushnja u shoqërua në banesën e fundit vetëm nga tre persona

Humbi jetën nga virusi/ 66-vjeçari nga Lushnja u shoqërua

Viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri, një 66-vjeçar nga Lushnja, u dërgua mesditën e sotme për në banesën e fundit në varrezat e qytetit.

Sipas raportimeve të mediave, në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm vetëm tre persona.

Pas ceremonisë së varrimit, punonjësit e Bashkisë kanë dezinfektuar hyrjen e varrezave të Lushnjës me qëllim minimizimin e çdo mundësie të shpërndarjes së virusit.

Humbi jetën nga virusi/ 66-vjeçari nga Lushnja u shoqërua

66-vjeçari sipas mjekëve ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion prej 5 ditësh. Ai ishte infektuar pasi ishte vizituar nga një afërm i tij i kthyer nga Italia. Viktima vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Ceremonitë e lamtumirës do të kryhen në mënyrë të tillë për të gjithë personat që ndërrojnë jetë nga infeksioni apo sëmundjet e tjera, deri në një vendim të dytë.