Kronikë e zezë

I biri akuzohet për vrasjen e dy javëve më parë në Selitë, babai polic pezullohet nga detyra

I biri akuzohet për vrasjen e dy javëve më parë në

Policia ka zbardhur vrasjen e 16 dhjetorit në Selitë, ku Edmond Papa, 46 vjeç u vra me 9 të shtëna, në një lokal.

Sot është arrestuar Albano Velo, i akuzuar si autor i kësaj ngjarje.

Provat flasin kundër tij, kurse ai nuk e ka pranuar ende autorësinë.

Ndërkaq është pezulluar nga detyra babai i Albano Velos, Dilaver Velo, inspektor policie në Rajonin numër 4 në Tiranë.

Mendohet se shkak i vrasjes së Papës është bërë hakmarrja. Albano Velo ishte shok me Armando Sadikun, 30-vjeçarin që u vra me eksploziv në makinën e tij që shpërtheu në rrugën e Saukut.

Pazaret e drogës dyshohet se janë bërë shkak i konfliktit.