Kronikë e zezë

I mituri vret aksidentalisht të atin efektiv, detaje nga ngjarja e rëndë në lokalin pranë Kopshtit Zoologjik

I mituri vret aksidentalisht të atin efektiv, detaje nga ngjarja e
Viktima dhe vendi i ngjarjes

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë humbi jetën mesditën e sotme pasi u qëllua aksidentalisht nga djali i tij 7 vjeç. Në një njoftim zyrtar të policisë, thuhet se ngjarja ndodhi pranë Kopshtit Zoologjik, ku efektivi Roland Bicerri, 39 vjeç, po luante bilardo bashkë me disa miqtë e tij.

“Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjësi i policisë i FNSH-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë”, thuhet në njoftim.

I mituri vret aksidentalisht të atin efektiv, detaje nga ngjarja e

I biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij të shërbimit, të cilën efektivi e kishte marrë me vete pavarësisht se nuk ndodhej në punë. Sipas raportimeve, ka qenë vetëm një e shtënë. Dëshmitarët i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar drejt spitalit, por efektivi nuk ka mundur t’i mbijetonte plagës.

Ndërkohë, të birit është në praninë edhe të një psikologu, për shkak të traumës që ka pësuar.