Kronikë e zezë

I riu i kërkoi ndihmë shokëve në momentin që po mbytej në lumin Vjosa, polumbarët nuk po gjejnë trupin

I riu i kërkoi ndihmë shokëve në momentin që po mbytej

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Fier, përgjatë vijës ujore të lumit Vjosa, ku rreth orës 13:40 u mbyt një 30-vjeçar, i identifikuar si Armando Begaj.

Viktima, mësohet se është baba i një fëmije, ndodhej bashkë me dy shok, të cilët nuk arritën dot ta shpëtonin.

Sipas raportimeve të mediave pavarësisht se, i riu kërkoi ndihmë dy shokët e menduan si shaka, deri në momentin kur panë trupin të fundosej, ndërsa më pas u mor nga rrjedha e lumit.

Ata njoftuan policinë, ndërsa polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.