Kronikë e zezë

I riu që vrau me të atin motrën në 2012-n, ndodhet prej 3 vitesh në burg! I bëri atentat një aktori

I riu që vrau me të atin motrën në 2012-n, ndodhet prej 3

Eglantina Buci u vra në 2012 nga vëllai i saj Shkëlzen Buci dhe i ati. Kanë kaluar tetë vite nga ngjarja e rëndë, kur një gjuetar arriti të zbulonte eshtrat në Malin me Gropa, ndërsa vetëm sot është arritur të zbardhet ngjarja. Vëllai i viktimës, Shkëlzen Buci, 37 vjeç, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi po vuan dënimin me 13 vite burg për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017.

I riu ndodhet në burg si ekzekutori i atentatit ndaj aktorit Mishel Prela, për të cilin deklaroi se do të paguhej nga një biznesmen me 80 mijë euro.

Tre vite më parë pas arrestimit, Shkëlzen Buci u shpreh se pranoi të vriste Mishel Prelën dhe me paratë që do t’i jepte Ervin Zallumin, do të shlyente borxhet që ai dhe familja e tij kishte marrë për të kuruar vëllanë e tij, i cili më pas kishte humbur jetën nga një sëmundje e rëndë. Për shërimin e të vëllait, së bashku me familjen kishte marrë borxh tek një fondacion 15 mijë euro dhe për shlyerjen duhet t’i paguante kompanisë 700 mijë lekë të vjetra në muaj, si dhe një shumë prej 15 milionë lekësh të vjetra borxh personave të ndryshëm.