Kronikë e zezë

I riu tek ‘5 Maji’ u plagos me armë nga shoku i tij: Ishin bashkë në lokal kur nisi sherri

I riu tek ‘5 Maji’ u plagos me armë nga shoku i tij: Ishin

Për motive që ende nuk dihen, një sherr mes dy shokëve në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë çoi në plagosjen e njërit prej tyre.

I plagosuri është 30-vjeçari Rexhep Xhekja. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar, Kevin Cungu, 20 vjeç, i cili njihet si vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu, i cili grabiti çiftin Laze në Allias, të Tiranës. 

I riu tek ‘5 Maji’ u plagos me armë nga shoku i tij: Ishin
Kevin Cungu

Nga hetimet e deritanishme bëhet me dije se i plagosuri dhe autori i dyshuar janë shokë. Ata ndodheshin bashkë në lokal në një tavolinë dhe u përfshinë në një sherr të çastit. Pasi dolën jashtë lokalit për t’u sqaruar, Kevin Cungu e qëlloi me pistoletë në këmbë 30-vjeçarin.

I riu tek ‘5 Maji’ u plagos me armë nga shoku i tij: Ishin
Foto nga vendngjarja

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plagosjes me armë.

Në 19 janar të këtij viti në Allias u grabit dhe u plagos çifti Petrit dhe Afërdita Laze. Një prej autorëve ishte vëllai i Kevinit, Markeljan Cungu, aktualisht në kërkim nga policia.