Kronikë e zezë

Identifikohen 4 autorët e dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier

Identifikohen 4 autorët e dyshuar për vrasjen e Shkëlzen

Policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e Shkëlzen Kastratit, të ndodhur më 1 shkurt të 2021-shit. Janë identifikuar 4 autorët e dyshuar.

Identifikohen 4 autorët e dyshuar për vrasjen e Shkëlzen

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Autorët e dyshuar janë shtetasit Albert Zaja, Elmir Tufa, Silvio Cara dhe Elson Xhecuka, të cilët dyshohet se mund të jenë larguar nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tyre është vendosur masa e arrestit me burg.