Kronikë e zezë

Identifikohen 4 viktimat e aksidentit tragjik në Fushë-Krujë

Identifikohen 4 viktimat e aksidentit tragjik në Fushë-Krujë

Identifikohen katër viktimat që humbën jetën nga aksidenti tragjik që u shënua mbrëmjen e së mërkurës në kryqëzimin e fshatit Borizanë, në Fushë-Krujë.

Viktimat janë Fatlum Xhikoli, 33 vjeç, Arben Kani, 36 vjeç, Nazim Rrahmani, 36 vjeç dhe Luljan Mahilaj 45 vjeç.

Identifikohen 4 viktimat e aksidentit tragjik në Fushë-Krujë

Të katër viktimat po udhëtonin me një mjet tip “Audi” me targa AA 848 ZZ, kur goditën nga pas kamionin me targa kosovare.

Tre prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa i katërti u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.

Identifikohen 4 viktimat e aksidentit tragjik në Fushë-Krujë

Viktimat ishin nga fshati Larushk i Fushë-Krujës, ndërsa fotot tregojnë si është shkatërruar makina nga aksidenti.

Identifikohen 4 viktimat e aksidentit tragjik në Fushë-Krujë

Sipas raportimeve të para, ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte automjeti, që goditi kamionin. Makina ku udhëtonin 4 viktimat shkeli shtetrrethimin e vendosur nga qeveria për shkak të koronavirusit, vendim që rezultoi fatal.