Kronikë e zezë

Ishte me djalin në makinë, kush është 48-vjeçari që i shpëtoi atentatit pas mesnate

Ishte me djalin në makinë, kush është 48-vjeçari

Zbulohen të tjera detaje për një atentat të mbetur në tentativë mesnatën e djeshme në Elbasan. Shënjestra ishte Petrit Çarçiut, i cili në momentin e ngjarjes po udhëtonte në makinë bashkë me djalin e tij.

Fatmirësisht babë e bir u kanë shpëtuar plumbave, ndërkaq mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale të makinës me të cilën po udhëtonin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë rreth orës 00:30 të ditës së sotme.

48-vjecari ka një lokal në piken turistike të Byshekut ku mësohet se 3 herë ia kanë djegur. Petrit Çarçiu është divorcuar 2 herë, madje në qershor të 2016 ish-gruaja e akuzoi për dhunë. Ngjarja e mbrëmshme është e paqartë nëse ka lidhje me divorcet apo konflikte të tjera. Autorët ende nuk janë identifikuar, policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.