Kronikë e zezë

Iu bë atentat në mes të Tiranës, Preng Gjini jetonte prej vitesh i fshehur

Iu bë atentat në mes të Tiranës, Preng Gjini jetonte prej

Të tjera detaje kanë dalë sot pas atentatit me eksploziv ndaj Preng Gjinit.

Mësohet se 51- vjeçari pas vdekjes së të vëllait, Tonin Gjini, i cili është vrarë një vit më parë më Rrëshen, ka jetuar i fshehur pasi i druhej atentatit dhe në pjesën më të madhe të kohës ka qëndruar në Tiranë. Gjini kryente lëvizje shumë të pakta në kryeqytet dhe pranë vendit ku ndodhi ngjarja kishte shtëpinë kushëriri i tij.

Mësohet se makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini ka qenë e kushëririt të tij, të cilën e kishte marrë pak minuta para se të shpërthente. Ai ka lënë automjetin e tij dhe më pas ka hipur në makinën e tij tip "Benz" të kushëririt. Atentatorët kanë pasur si objektiv sulmi pasagjerin e mjetit, që në të shumtën e ditëve ishte 51-vjecari.

Spitali i Traumës raporton se Gjini nuk ka marrë dëmtime shumë serioze pasi i ka shërbyer si mburojë motori i makinës.

Bëhet me dije se Gjini është jashtë rrezikut për jetën dhe se dy kalimtarët e plagosur, italiani dhe një 14-vjeçar kanë dalë nga spitali.

Atentati me eksploziv ndaj Gjinit u bë në zonën e “Vasil Shantos” ndërkohë që po udhëtonte me një automjet tip ‘Benz A Class’ me targa AA903YG.

Pas ngjarjes një natë më parë policia tha se ka pista për një hakmarrje mes personit që është dëmtuar dhe një fisi në Rreshen.